Shfleto sipas Etiketave

ushqyerja me gji

    Bebi Më të rejat

    Kur justifikohet përdorimi i silikonit?

    18 Prill, 2022

    Përdorimi i një silikoni mund të jëtë një ndihmë, por gjithmonë  kuptohet si një ndihmë e përkohëshme. Ja vlen një konsult me një Mami.

    Foshnja nuk kap ose ka vështirësi të kapë kokën e gjirit

    Faktikisht, nuk është një shkak patjetër kur duhet përdorimi i një silikoni (më e rëndësishme do të ishte nje konsultë me një Mami ose një konsultë e ushqyerjes me gji) por praktika brënda spitaleve të Shqipërisë në këtë rast sugjerohet përdorimi i silikonit. Silikonat janë më të forta, më të gjera dhe më të gjata se thithka e nënës. Ata imitojnë një formë të theksuar thithi në gojën e fëmijës dhe kështu gjenerojnë një stimul të fortë thithës. Në këtë mënyrë, të posalindurit që kanë nevojë për stimulim të fortë, gjithashtu mund të inkurajohen të thithin.  Edhe nëse stimulimi i thithjes, për thithkat e përmbysura dhe të sheshta e thithkat joelastike, është shumë i dobët për ushqyerjen me gji. Thithkat e sheshta dhe joelastike me kalimin e kohës dalin jashtë nivelit dhe bebat mund ta kapin gjirin dhe pa perdorimin e silikonit.

    Të porsalindurit nuk thithin me fuqi. Fuqia e bebit në ditët e para rritet dhe ja vlen çdo ditë ta provosh ta heqësh silikonin.

    Thithkat janë të çara ose të gërvishtura

    Në rastin kur ju keni probleme me thithkat e gërvishtura dhe të çara, mund të përdoret një silikon për të ulur dhimbjet gjatë ushqyerjes me gji. Por dhe në këtë rast quhet si ndihmë e përkohshme. Dhe ne ju inkurajojmë të kërkoni ndihmë nga një Konsultë për ushqyerjen me gji, sepse në 80%  të rasteve thithkat e gërvishtura janë shkaktuar nga një kapje e pamjaftueshme/ e keqe e thithkës.

    Një i porsalindur që u nda nga e ëma  (për shkak të lindjes parakohe, një semundje, etj…) dhe u ushqye me biberon.

    Transferimi tek gjiri në këtë rast nganjëhere është me e lehtë me silikonin, sepse forma e silikonit ngjan me formën e biberonit. Mos hezitoni t´na pyesni për ndihmë.

    Kujdes:

    – Silikoni shpesh ofrohet në vend të këshillave të kualifikuara për ushqyerjen me gji pa adresuar problemin themelor.

    – Rreziku që foshnja të mos e zbrasë gjirin mjaftueshëm dhe në këtë mënyrë furnizimi me qumësht do të ulet. Kjo vlerësohet të jetë më i lartë se sa me ushqyerjen me gji pa silikon.

    -Rreziku që të porsalindurit të thithin vetëm te maja e silikonit është i lart ashtu stimulimi i gjirit (për të prodhuar mjaftueshëm qumësht) ulet, dhe krijohen probleme të reja.

    Përdorimi i silikonit mund të jetë një ndihmë e përkohëshme por ia vlen gjithmonë një vlerësim nga një profesionist për të zbuluar problemin e vërtetë pse fëmija nuk thith te gjiri ose pse thithkat janë të çara. Synimi duhet të jetë gjithmonë ushqyerja me gji pa silikon.

    Disa ide si mund të heqim bebin nga silikoni?

    Foshnjat mund të bëhen shumë të fiksuar nga silikonit. Kështu që ndonjëherë mund të jetë sfiduese ti largoni ato prej saj. Kjo është arsyeja pse ju gjithmonë duhet të keni një strategji daljeje.

    -Nëse po përdorni silikonin si një fashë të përkohëshme ndërkohë që thithkat tuaja shërohen, përdorni vetëm disa ditë dhe ndoshta jo për çdo ushqyerje. Nëse njëra anë është më pak e dëmtuar se tjetra, përdoni Silikonin vetëm në thithkën më të dëmtuar.

    – Nëse po përdorni silikonin për të ndihmuar me vështirësitë e kapjes, përpiquni çdo ditë që fëmija tuaj ta kapi pa të. Asnjëherë nuk e dimë se kur ai/ajo do të kuptojë se si të kapet pa silikon. Por ja vlen ta provojmë kohë pas kohe.

    Mund të jetë ndihmë në qoftë se filloni vaktin me silikon, dhe pas një kohe të shkurtër hiqni silikonin dhe vëreni bebin te gjiri pa silikon.

    (Materiali i pergatitur nga Anne Kretschmer, Trajnuese dhe Konsult Laktacione pranë Mamicare)

  • Mbytja gjate ushqyerjes me gji
    Bebi Më të rejat

    Ndihmë!! Foshnja ime po mbytet!!!

    5 Këshilla praktike si të parandalohet mbytja gjatë ushqyerjes me gji ose formulë tek bebat Si mama e re mezi e prisni të ushqeni fëmijën tuaj por edhe keni frikë pasi mund të keni…

    24 Korrik, 2021

Common phrases by theidioms.com

error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
Krijuar nga iDev.al