Shfleto sipas Etiketave

mbytja

    Bebi Më të rejat

    Ndihmë!! Foshnja ime po mbytet!!!

    24 Korrik, 2021
    Mbytja gjate ushqyerjes me gji


    5 Këshilla praktike si të parandalohet mbytja gjatë ushqyerjes me gji ose formulë tek bebat

    Si mama e re mezi e prisni të ushqeni fëmijën tuaj por edhe keni frikë pasi mund të keni hasur me “mbytjen” gjatë ushqyerjes. Ky fenomen ndodh si gjatë ushqyerjes me gji por edhe gjatë asaj me biberon. Fatmirësisht ka disa metoda praktike që ju mund të përdorni për të shmangur ose përmirësuar këtë situatë.


    Pse ndodh mbytja gjate ushqyerjes me gji tek bebat?

    Arsyeja kryesore pse bebat mbyten gjatë ushqyerjes me gji është e thjeshtë: qumështi del me shpejt se sa foshnja juaj mund të gëlltisë. Zakonisht kjo ndodh kur ju keni prodhim të shumtë të qumështit.

    Sipas LLLI, tregues të prodhimit të tepërt përfshijnë parehatinë në gji, kollitjen, mbytjen, pirjen e qumështit me gulcim, kafshimin e kokës së gjirit për të ndaluar rrjedhen, etj.


    Ju gjithashtu mund të keni “lëshim të sforcuar të qumështit” (lexo edhe: Qumështi i Gjirit i Pamjaftueshëm?) që ndodh kur giri stimulohet nga tithja e bebit dhe prodhohet oksitoksinë e cila është përgjegjëse për refleksin e  lëshimit të qumështit me sasi.

    Nëse ju keni një lëshim të sforcuar të qumështit, bebi mund të mos reagojë në kohë duke bërë që ai të mbytet gjatë gjidhënies.


    Si të veprojmë kur foshnja është duke u mbytur me qumësht?

    Nëse bebi juaj mbytet gjatë ushqimit mos u panikoni. Mbytja dhe e vjella gjatë ushqyerjes është shumë e zakonshme te fëmijët e vegjël, thotë Robert Hamilton, MD, FAAP, pediatër në spitalin Providence Saint John’s Health Center në Santa Monica.

    Hamilton thotë se foshnjat lindin me reflex të vjelle të ekzagjeruar por që I mbron ata. Kështu mjafton që ju të ndaloni ushqyerjen dhe të mbani foshnjen drejt më kokën lart duke I suportuar qafën dhe sistemi I tyre do e nxjerrë qumëeshtin e kaluar ne rrugët e frymëmarrjes.

    Nëse kjo nuk funksionon atëherë godisni lehtë bebin në shpinë dhe masazhoni bebin ndërmjet shpatullave me levizje nga poshtë-lart për të cliruar rruget e frymëmarrjes.
    Një keshillë tjetër e ardhur nga ndekes të blogut Mamicare është ti fryjme bebit ne fytyre dhe ti masazhojmë pjesën ndermjet syve (nga hunda deri tek balli me gisht me lëvizje nga poshtë-lart)

    Këto janë metoda të provuara që funksionojne, por nëse për ju nuk funksionojnë, atëherë duhet me patjetër të telefononi urgjencën ose pediatrin tuaj.

    Nëse ju keni një metodë tjetër nga cfarë listuam më lart, jeni të lutur të na shkruani ne hello@mamicare.al, kështu do të mund të ndihmoni edhe nëna të tjera që mund të ndodhen në të njëjtën situatë.

    Si të shmandet mbytja gjate ushqyerjes?

    Këto janë këshillat që ne do u japim për të shmangur mbytjen gjatë ushqyerjes.

    Nëse jeni dukë ushqyer bebin me gji:

    • Përpiquni që të qëndroni shtrirë me kurriz gjatë ushqyerjes në mënyrë që të zvogëloni forcën e gravitetit dhe qumështi do të dalë më ngadalë. Përpiquni që bebi të jetë I shtrirë në anë, në mënyrë që edhe nëse ka tepricë qumështi, të rrjedhë nga goja e tij jashtë.
    • Përpiquni që të largoni kokën e foshnjës nga gjiri herë pas here, në mënyrë që ai të mund të marrë frymë normalisht dhe të ngadalësojnë.
    • Nëse është e mundur, pomponi per 1-2 minuta para gjidhënies që qumështi mos dalë me teprice.

    Nëse jeni duke ushqyer bebin me biberon:

    • Përdorni koka biberoni specifike për të porsalindur. Mbani biberonin paralel me tokën dhe jo me kokë poshtë, që rrjedha e qumështit të jetë sipas thithjes së bebit.
    • Asnjëherë mos e lini fëmijën tuaj të ushqehet vetë, edhe në moshë më të rritur, nëse më përpara keni patur probleme me mbytjen gjatë ushqyerjes.

    Kujdes: Nëse mbytja gjatë ushqyerjes ndodh shpesh, kontaktoni me mjekun tuaj pediatër për të parë nëse ka anomali gjenetike dhe si mund ta përmirësoni këtë situatë.

Common phrases by theidioms.com

error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
Krijuar nga iDev.al