Bebi Martesa Më të rejat Prindërimi

SOS !!! Fëmija lindi dhe unë nuk kam më jetë sociale!!! Si të përballoni ndryshimet në jetën sociale kur bëheni prindër?

7 Tetor, 2020

“Jeta juaj sociale do të ndryshojë plotësisht” është një nga frazat klasike që dëgjojmë dhe mund të jetë e vështirë për pritshmëritë që ju kishit krijuar. Ju e dini që pas ardhjes në jetë të fëmijës tuaj do të ketë ndryshime thelbësore në jetën tuaj, por edhe në marëdhienet tuaja shoqërore. Kjo gjë ndikon shumë tek ju si prindër të rinj. Fatmirësisht ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të përshtateni me këto ndryshime të papritura që ndodhin në jetën sociale.

Ndryshimet në miqësitë e ngushta është një temë shumë ë zakonshme tek prindërit e rinj, sidomos tek nënat. Studimet për këtë fushë, tregojnë që një nga gjërat që prindërit e rinj që kanë një eksperiencë positive pas lindjes është që të pranojnë dhe të përshtaten me ndryshimet në marëdhëniet shoqërore. Për të arritur këtë, ju si prindër të rinj mund:

  • Ruani marëdhëniet egzistuese, duke i kushtuar qoftë edhe disa minuta miqve pasi bebi të vijë në jetë
  • Jini fleksibël në lidhje me kohën “cilësore” që kaloni me miqtë pas lindjes
  • Jini të hapur për të bërë miq të rinj. Bisedoni me prindër të tjerë në parkun e lojrave ose në ambjente të tjera ku ju mund të dilni me fëmijën tuaj.

Megjithëse duhet kohë, puna për t’u përshtatur për një “jetë të re sociale” mund ta bëjë më të lehtë përvojën tuaj prindërore.

Ndarja e eksperiencave të para të prindërimit

Ndërkohë që humbja e kontaktit me miqtë pas lindjes së fëmijës tuaj, mund të duket si një përvojë unike, por në fakt është tepër e zakonshme. Organizata “Për fëmijët” anketoi 2000 prindër të rinj në lidhje me marëdhëniet e tyre shoqërore pas lindjes dhe 68% prej tyre raportuan që ndiheshin “të shkëputur” apo të distancuar nga miqtë e tyre të ngushtë pasi në jetë kishte ardhur fëmija.

Në dimë që të dy prindërit përballen me një jetë shoqërore që po zvogëlohet në fillimet e prindërimit, por duket se përvoja e një nënë është veçanërisht e vështirë. Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi që një shifër e lartë rreth 82% e nënave nën moshën 30 vjeç kishin përjetuar vetminë pas lindjes. Për të kaluar në çështjen kryesore, ky studim global arriti në përfundimin që një tipar i përbashkët i nënave që kanë kaluar një përvojë pozitive pas lindjes është “aftësia për të përballuar ndryshimet në marëdhëniet e ngushta shoqërore”.

Të gjitha këto të dhëna paraqesin një pasqyrë të qartë: ndryshimet në marëdhëniet sociale në fillimet e prindërimit janë një çështje  e zakonshme si për nënat ashtu dhe për baballarët e rinj, por të mësuarit për t’i përballuar ato mund të sjellë ndryshim.

Këshilla për të përballuar ndryshimet në marëdhëniet e ngushta sociale:

Çdo prind i ri mund t’i tregojë lehtësisht faktorët kryesorë që ndikojnë në marëdhëniet e tyre egzistuese: mungesa e kohës së lirë, financat dhe prespektivat e reja janë vetëm disa nga aspektet që i bëjnë “Orët e lumtura” shumë më pak të arritshme.

Ndërkohë që disa miqësi mund të rriten dhe të forcohen me ardhjen në jetë të foshnjës tuaj, miqësi të tjera mund të mos mbijetojnë ndryshimit të prioriteteve. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, ka disa gjëra që prindërit e rinj mund të bëjnë për ta bërë këtë tranzicion pak më të lehtë.

Ruani marëdhëniet tuaja egzistuese

Shumë nëna dhe baballarë të rinj natyrshëm kalojnë më shumë kohë në shtëpi me foshnjën e tyre. Ata mund të jenë të lodhur duke e ushqyer gjithë kohës dhe duke u munduar të mbrojnë sistemin imunitar të bebit që ende është shumë i ndjeshëm. Gjithashtu ato mund të kenë harruar të flasin për tema të tjera, përveç temave që kanë të bëjnë me fëmijën e tyre, si për shëmbull: fytyrat që bën i porsalinduri apo për ndërrimin e pelenave. Por është e rëndësishme që të luftoni mbi këto ndjenja dhe të kontaktoni me miqtë tuaj dhe familjen kur keni nevojë për mbështetje ose thjesht doni të ndani diçka emocionuese me to. Ndërkohë që pjesa më e madhe e vëmendjes tuaj fokusohet tek fëmija, është normale që ju të shpenzoni disa minuta për të bideduar me një mik të vjetër rreth eksperincave tuaja të reja. Më e rëndësishmja, është normale që të kërkosh ndihmë. Ju do të habiteni kur të shikoni sesi familjarët ose miqtë tuaj do të jenë shumë të gatshëm për t’ju ndihmuar si me blerjen e pelenave apo hedhjen e mbeturinave. Ato do t’ju ndihmojnë me kënaqësi.

Pranoni ndryshimet e prioriteteve në kohën tuaj

Mundësitë janë që të pirit kafe me një mik mund të mos ndihet dhe të mos jetë njësoj si para ardhjes së bebit. Kur prindërit e rinj arrijnë ta pranojnë këtë, jeta e re  sociale e tyre bëhet më e lehtë për tu pranuar. Fokusi juaj ka ndryshuar tashmë dhe shumë tema që më parë ishin interesante për të biseduar, tani mund të duken si humbje kohe. Sidoqoftë koha e kaluar me të rriturit është shumë e rëndësishme. Vetëm sepse kanë ndryshuar pak marëdhëniet shoqërore, nuk do të thotë që ju nuk mund të dilni të konsumoni një drekë ose një darkë me miqtë tuaj. Ju mund ta planifikoni kohën tuaj, por të kaluarit disa minuta me një mik është shumë e shëndetshme për prindërit e rinj.

Jini të hapur për të bërë shokë të rinj

Ka shumë mënyra për prindërit e rinj për të bërë miq të tjerë, pak rëndësi ka nëse këto miq bëhen në një grup në internet, në klas prindërimi apo thjesht një bisedë e zakonshme në këndin e lojrave. Eksperiencat e përbashkëta janë një rrugë e shkëlqyer për të krijuar marëdhënie të reja. Pra kur shoqja juaj e ngushtë nuk mund t’ju kuptojë në lidhje me vështirësitë që ju mund të hasni gjatë ushqyerjes me gji, ju mund të flisni me nëna të tjera të reja dhe ato mund të të ofrojnë këshilla. Të paturit e një fëmijë, jo vetëm zgjeron botën tonë, por zgjeron edhe rrethet tona shoqërore.

Të bërit miq të rinj dhe ndoshta të humbasësh miq të vjetër, është e natyrshme kur bëhesh fëmijë. Pranimi i këtij ndryshimi dhe marrja e kohës për t’u përshtatur me një “jetë të re shoqërore” mund t’ju ndihmojë të përballoni këtë ndryshim.

Referenca:

Ky artikull eshte perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga babysparks.com dhe eshte prone intelektuale e Babysparks.com

Postime te Ngjashme

  • Marjeta 15 Tetor, 2020 at 12:15 am

    sh i mire artikulli, flm

  • Common phrases by theidioms.com

    error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
    Krijuar nga iDev.al