Më të rejat

Si ta kuptoni kur fëmija juaj është i uritur?

13 Prill, 2022
A ka bebi uria?

Bebja juaj i porsalindur ushqehet përafërsisht 8-12 herë në ditë dhe natë. Në fillim stomaku i foshnjës është shumë i vogël dhe fëmija juaj ka nevojë për ushqyerjen me gji shpesh. Më vonë ushqyerja me gji është më efikase edhe më rrallë.

Si ta kuptoni kur fëmija juaj është i uritur?

Ju nuk mund ta kuptoni këtë duke shikuar orën, por ju mund të ndiqni disa shenja të vogla të foshnjës. Më poshtë do t’ju paraqiten disa shenja me raste konkrete.

Kur fëmija juaj sapo fillon të zgjohet, ai mund të lëpijë buzët, “pllaqarit” gojën dhe të lëviz kokën sa në një anë në anën tjetër. Kjo është një shenjë që ju mund ta ushqeni fëmijën tuaj tani.

Kur fëmija juaj është i zgjuar, e fillon përplas duart dhe këmbët, thith gishtat, kërkon për një gji dhe bëhet më shumë nervoz. Është koha që ju të ushqeni fëmijën tuaj tani, ai me të vërtetë që është i uritur.

Kur fëmijën tuaj e ka marrë vërtetë uria, ai mund të kërcejë dhe të qajë e të përplasë duart dhe këmbët. Ndonjëherë foshnja ka nevojë për ta qetësuar para se të filloni ushqyerjen me gji. Keshtu qe ju mund ta mbani fëmijën tuaj në kontakt me lëkurën dhe të flisni me të butësisht dhe pastaj të filloni të ushqyerit me gji.

Nëse fëmija juaj fle shumë gjatë javëve të para të jetës, ju mund ta zgjoni atë për ta ushqyer me gji, përafërsisht 8-12 herë në ditë. Nëse fëmija juaj ka arritur në peshën e lindjes, kjo do të thotë se nuk e keni zgjuar atë sipas intervaleve të mësiperme.

(Pershtatur ne Shqip nba Shoqata Finlandeze e Ushqyerjes me gji me ndihmen e Katja Antila, Mami dhe Konsulente Gjirit dhe Anila Dano)

Permbledhja

Postime te Ngjashme

Common phrases by theidioms.com

error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
Krijuar nga iDev.al