Bebi Prindërimi

Qelizat Staminale dhe Autizmi

17 Shtator, 2020

Autizmi është një paaftësi zhvillimore komplekse, gjatë gjithë jetës, që shfaqet zakonisht gjatë fëmijërisë së hershme dhe mund të ndikojë në aftësitë shoqërore, komunikimin, marrëdhëniet dhe aftësitë e vetë kontrollit të një personi. Autizmi përcaktohet nga një grup i caktuar sjelljesh dhe është një “spektër” që prek njerëzit ndryshe dhe në shkallë të ndryshme.

Nuk njihet asnjë shkak i vetëm i autizmit, megjithatë diagnoza e hershme e ndihmon një person të marrë mbështetjen dhe shërbimet që u nevojiten.

Autizmi mund të zbulohet tek fëmijët e grupmoshës 18 muaj ose dhe më të vegjël nëse mjekët dhe prindërit janë të kujdesshme në vëzhgimet e tyre. Deri në moshën 2 vjeç, një diagnozë nga një profesionist me përvojë mund të konsiderohet shumë e besueshme. Sidoqoftë, shumë fëmijë nuk marrin një diagnozë përfundimtare deri sa të rriten. Disa njerëz nuk diagnostikohen derisa të jenë adoleshentë ose të rritur. Kjo vonesë do të thotë që fëmijët me autizëm mund të mos marrin ndihmën e hershme që u nevojitet.

Shenjat e hershme të Autizimit mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Shmangia e kontaktit me sy,
  • Mungesa e interesit për fëmijët e tjerë ose kujdestarët,
  • Aftësi e kufizuar e gjuhës (për shembull, më pak fjalë sesa bashkëmoshatarët e tjerë,  ose vështirësi në përdorimin e fjalëve për komunikim),
  • Mërziteni nga ndryshimet e vogla në rutinë,
  • Përsëritja e tingujve ose frazave (ekolalia),
  • Lëvizjet e përsëritura,
  • Preferenca për njëllojshmëri dhe vështirësi me tranzicionin ose rutinën,

Prevalenca

Në 2018, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nxorri raportin e saj të prevalencës së autizmit. Raporti arriti në përfundimin se prevalenca e autizmit ishte rritur 1 në çdo 59 lindje – dy herë më e madhe se norma e vitit 2004, 1 në 125 lindje. Aktualisht, djemtë kanë afërsisht 4,5 herë më shumë gjasa të kenë një diagnozë autizmi sesa vajzat e së njëjtës moshë. Sidoqoftë, studimi i fundit sugjeron që vajzat mund të mos shfaqin autizëm në të njëjtën mënyrë si djemtë dhe mund të mos diagnostikohen për shkak të kësaj.

Sic dhe e përmendem mësiper nuk ka një kurë që mundet ta shërojë plotësisht autizimin por ka terapi dhe metoda të ndryshme që janë duke u përdorur për të rritur funksionin e fëmijëve që janë diagnostikuar me autizëm.   Më e reja ndër to është dhe trajtimi me qeliza staminale.  Më poshtë është historia e vërtetë e një nëne  dhe ndërhyrjes që ajo ka bërë tek fëmija e saj me qeliza staminale.

Histori reale mbi trajtimin me qeliza staminale

Geixh është një djalë i vogël 5 vjecar, simpatik. Njerëzit kur e takojnë nuk e kuptojnë menjëherë që ai është një fëmijë autik. Shtatëzania me Geixh është arritur nëpërmjet fekondimit artificial (IVF) por lindja ka qënë natyrale. Prindërit e tij vendosen që gjatë lindjes të mblidhnin dhe ruanin qelizat staminale nga gjaku i kordonit (për më tepër për këtë proces www.biosave.al)

Kur Geixh ishte vetëm 6 muaj, prindërit vunë re disa shenja dhe shprehi jo shumë “normale” tek i biri. Ecja e tij këmba-doraz ishte asimetrike, ai bënte lëvizje të përsëritura dhe nuk vinte kontakt me sy. Nëna e Geixh filloi të shqetësohej për të birin.

Në moshën 2 vjecare Geixh u diagnostikua me c’rregullime të Spektrit të Autizmit të nivelit 2, që do të thotë se fëmija kishte nevojë për një trajtim dhe suport të rëndësishëm. Geixh akoma nuk fliste dhe ndërveprimi i tij social ishte i ngjashëm me atë të një fëmije 6 muajsh. Nëna e tij Rene, tregon se Geixh dukej sikur kishte “ngecur brenda vetes së tij”. Gjithashtu ajo shprehet se pas vënies së diagnozës ka qënë shumë e vështirë për të. Rene ju bashku grupeve të suportit, lexonte shumë rreth autizmit dhe përpiqej shumë të ndihmonte të birin.

Ndër hulumtimet e saj, Rene u përpoq që të përfshinte Geixh në grupet e trajtimit eksperimental të autizmit me qeliza staminale në universitetin Duke, Kaliforni. Pa mbushur akoma 3 vjec Geixh filloi terapinë me qelizat staminale mezenkimale (MSC). Trajtimi kishte të bënte me injeksion intravenoz të infuzionit me qeliza staminale mezenkimale të cilat u morën nga dhurues (Geixh nuk përdori qelizat e veta për këtë trajtim pasi gjaku i ruajtur ishte i infektuar me bakterin E. Coli).

Djali nuk fliste deri në moshën 3 vjecare por, pas trajtimit me qelizat staminale mezenkimale nga indi i kordonit umbilikal, Geixh filloi të fliste fjale të reja cdo ditë. Pas tre javësh nga trajtimi ai i tha për herë të parë nënës “Të dua shumë”. Prej asaj kohe djali është trajtuar edhe 4 herë të tjera me qeliza staminale. Tani në moshën 5 vjecare Geixh është një fëmijë shumë i shkathët dhe nuk pushon së foluri.

Nëna e Geixh Rene, jep nje mesazh për të gjithë prindërit që i kanë fëmijët me autizëm. Ajo shprehet se qelizat staminale në trajtimin e autizmit janë në faza eksperimentale dhe rezultati ndoshta nuk është i sigurt por, nëse ajo nuk do ti kishte aplikuar tek djali i saj, do kishte pyetur veten gjithë jetën nëse kishte marrë vendimin e duhur. Po sikur ato të jepnin rezultat? Gjithsesi prindërit duhet të jenë realist dhe të mos presin “një kure” por qelizat staminale do ti ndihmojnë duke përmirësuar aftësitë e fëmijëve të tyre.

Për më tepër rreth mbledhjes dhe ruajtjes së qelizave staminale në Shqipëri mund të lexoni në:

Bio Save ( www.biosave.al ) ofron shërbimin e mbledhjes së qelizave staminale në partneritet me Famicord Group  https://famicord.eu/ i cili është grupi më i madh në Europë për ruajtjen dhe përdorimin e qelizave staminale.

Gjithashtu në https://famicord.eu/about-us/list-of-life-saving-transplantations do të gjeni nje listë të sëmundjeve që trajtohen nga qelizat staminale.

Referencat:

Shkrimi i përkthyer nga Guida për Prindërit nga Fondacioni i Gjakut të Kordonit. https://parentsguidecordblood.org/en/news/how-cord-tissue-changed-my-sons-life 

Centers for Disease Control and Prevention. 2020. Autism Spectrum Disorder (ASD) | CDC. [online] Available at: <https://www.cdc.gov/ncbddd/autism/index.html> [Accessed 17 September 2020].

Postime te Ngjashme

Common phrases by theidioms.com

error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
Krijuar nga iDev.al