Martesa Prindërimi

Marrëdhëniet në çift pas lindjes së bebit?

26 Mars, 2020

Një nga marrëdhëniet më të rëndësishme është marrëdhënia me bashkëshortin tuaj. Ju duhet të synoni që edhe pas lindjes së bebit të mund të gjeni pak kohë për të qëndruar së bashku. Çdo ditë pavarsisht, sa e lodhur mund të jesh, kalo kohë me partnerin tënd për të folur për ditën, për ndjenjat dhe shqetësimet e tua. Madje edhe 5 minuta gjatë darkës është më mirë se asgjë.

Brenda disa orësh, ju kaluat nga faza ku ishit vetëm ju të dy dhe tani u bëtë tre, së bashku me një bebe të vogël që kërkon vëmendjen tuaj. Ju si bashkëshorte më parë ju pëlqente gjithë vëmendja, romanca dhe lidhja që kishit me partnerin tuaj. Ndoshta tani mund të ndiheni pak e neglizhuar nga partneri juaj (pa përmendur këtu tharjen emocionale nga bebja juaj e sapolindur). Kjo është mëse normale.

Planifikoni kohë ku mund të kaloni 1 orë kohë cilësore me bashkëshortin tuaj, ndërkohë që dikush kujdeset për bebin. Fikni televizorin dhe celularët dhe dëgjoni njëri-tjetrin. Ndonjëherë mund të dilni edhe jashtë shtëpisë për të shijuar një kafe së bashku.

Jeta kur një bebe e sapolindur vjen në familje mund të kthehet në një rrëmujë të vërtetë dhe të thajë gjithë energjinë e një nëne edhe më shumë kur bashkëshorti nuk është shumë ndihmues. Ndonjëherë një nënë e re pret që babai të ndërrojë pelenat gjatë natës, të marrë më shumë përgjegjësi në rritjen e bebit. Të gjitha këto pritje që mund të keni mos i lini pa diskutuar me bashkëshortin tuaj. Uluni bashkë me bashkëshortin dhe folini hapur nga zemra në zemër pa e fajësuar, kritikuar apo duke nxjerrë gjëra negative tek ai.

Jini të kujdesshme të mos e bëni personin tjetër të ndihet keq apo sikur ka bërë gabim nëse ka një mendim të caktuar. Zakonisht kur ne dëgjojmë historinë se si ndihet dikush apo çfarë mendon, kemi më shumë dhembshuri dhe kuptim.

Seksi: Është tundim i madh të lësh mënjanë jetën seksuale pas lindjes së bebit. Por seksi është një pjesë e rëndësishme e shumicës së marrëdhënieve. Seksi është konsideruar si një ngjitës midis burrit dhe gruas dhe një konfirmues i ndjenjës tuaj të intimitetit. Është e vërtetë që mund të mos keni energji dhe as dëshirë për seks pas lindjes së bebit. Dhe këtu s’ka asgjë të gabuar. Por të jesh i lidhur ngushtë me partnerin nuk do të thotë që patjetër të kryesh marrëdhënie seksuale. Ndonjëherë thjesht prekjet, përkëdheljet dhe qëndrimi afër me njëri tjetrin janë të rëndësishme.

Falja: të jesh një prind nuk është gjë e lehtë. Të dy ju do të bëni gabime. Mundohuni të jeni të mirë me njëri-tjetrin dhe ta falni njëri-tjetrin. Sepse pjesë e kujdesit ndaj tjetrit është edhe pranimi i tjetrit ashtu siç është.

Komunikimi me butësi dhe dashuri është çelësi për një familje të lumtur.

Referenca:

Ky material është marr nga liberthi “Ti je Mami Më e Mirë në Botë” nga TWR Albania; Shpresë për Ty dhe Fondacioni Spitalor I Nënës dhe Fëmijës

Postime te Ngjashme

Common phrases by theidioms.com

error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
Krijuar nga iDev.al