Kur vogëlushi juaj ka frikë nga zhurmat, insektet, koha e banjës, dhe kafshet shtëpiake !

Pas kolikave, gjumit të munguar, gëzimit të hapave të para dhe fjalës së parë, si pa e kuptuar prindërit përballën me frikërat tek vogëlushi/ja e tyre. Papritur fëmija juaj që kishte guximin e 10 legjoneve romake tashmë ka frikë, frikë nga zhurmat, koha e banjës, insektet, qent dhe macet etj.   Frika është e zakonshme, pasi të vegjlit mësojnë rreth botës dhe kalojnë nëpër një fazë të konfuzionit midis imagjinares, fantazisë dhe realitetit.

 Por këtu do të japim këshilla specifike për disa nga gjërat më të zakonshme që trembin të vegjlit tuaj:

Frika nga zhurma me zë të lartë

Pavarësisht nëse është blender, apo fshesë me korrent, frika e vogëlushes tuaj nga zhurmat me zë të lartë nuk mund t’ju shtyjë të braktisni smoothiet, supat ose një dysheme të pastër. Nëse çdo herë që ndizni një pajisje të zhurmshme, ulërimat e vogëlushit/es tuaj konkurrojnë me gumëzhitje, këto janë disa këshilla për ju:

Pranoni frikën. Asnjëherë mos i ngelizhoni ndjenjat e fëmijes tuaj, cdo njeri nga nëdo të preferonte të ishte i kuptuar kështu dhe për vogëlushet tanë ata duhen të ndjehen të kuptuar.  Uluni pranë fëmijës tuaj dhe afirmoni ndjesin e tij duke thënë – “Po kjo është një zhurmë me të vërtetë e fortë! Më dhembin dhe mua veshët.”   

Me pas merrni pak kohë të shpjegoni qëllimin e krijuesit të zhurmës. “Kjo blender më ndihmon të bëj smoothies tënd të preferuar me banane. Mami do ta mbaj dhe ti provoje të më ndihmosh të ndizet. Shih se si po pret frutat?”

Ndize dhe fike!  Kaloni disa minuta duke ndezur dhe fikur makinën, duke rritur gradualisht kohën kur e lini të ndezur. Sigurohuni që të ofroni siguri fizike (si mbajtja ose qëndrimi afër femijës suaj) ndërsa e bëni këtë. 

Mundohuni ta përsërisni këtë procesë disa herë, deri sa fëmija juaj të qëtësohet.  Por kini kujdes, nëse fëmija juaj nuk pranon ta bëjë këtë jepni hapësirën e tij/saj.  Mundet ta provoni ti shpjegoni sërisht herën tjetër kur ju të bëni një soomthie.

Frika nga koha e banjes

Mos u dekurajoni nëse vogëlushi i juaj krejt papritur zhvillon një frikë gjatë kohës së banjës! Kjo është mëse normale dhe do të kaloj me kohën, rastet e fëmijëve të cilët friksohen nga banja nuk janë të ralla.  Njëherë provoni të vendosni lodra të reja dhe interesante në kohën kur bëheni gati për një banjo, nëse fëmija juaj vazhdon të ketë frikë ju mundet të provoni disa nga këto mënyra:

Vini re nëse një pjesë specifike e kohës së banjës po e frikëson fëmijën.  Nëse e kuptoni se është uji që zbret nga dushi ose kur zbrazet vaska, provoni të mbushni ose ta boshatisni vaskën kur femija juaj nuk është aty.  

E ndihmoni shumë fëmijën tuaj nëse i pranon ndjenjat e tij/saj dhe frikërat e tij/saj, dhe pse për ju si prind mundet të duken absurde!   Kur vogëlushja juaj thotë se ka frikë nga peshkaqënët në vaskë, mundet të tundoheni të thoni: “Mos u bëj budallaqë! Ne jemi në shtëpi nuk ka peshkaqën këtu!”   Dhe pse për ju nuk është racionale për fëmijën tuaj ndenja e frikës në atë moment është reale dhe e madhe.  Thjesht pranimi dhe validitimi i frikërave të tij/saj e ndihmon shumë zhvillimin e fëmijës suaj, mardhënien tuaj me fëmijën dhe kapërcimin e frikës.  Përgjigja më e mirë  në këtë rast do të ishte “Po Peshkaqënë janë të frikshëm! Prandaj nuk do të futesh në vaskë?  Por,mos u shqëtëso peshkaqenëtjetojnë në oqean, jo në vaskë. Hajde shkojmë e kontrollojmë sëbashku dhe njëherë vaskën dhe mami/ babi do të jetë këtu me ty gjatë gjithë kohës ”

Ju madje mund të provoni një qasje tjetër, ku ju mundet të futeni në vaskë bashkë me femijën tuaj që ai/ajo të ndihet e sigurt. Kur shihni që vogelushi juaj është i qetë dhe po fillon të luaj dhe ta shijoj ju mundet të dilni me kujdes nga vaska por asnjëherë duke u larguar nga banja dhe ta lini vetëm.

Frika nga insektet

Nëse ndonjë insekt tmerron vogëlushen tuaj, rregulli numër një i artë është që të mos tmerroheni ju vete dhe të mos bertisni!  Dhe pse frika ndaj insekteve mundet të zhduket me kalimin e kohës tek fëmijët tuaj, është po aq a vërtetë se një keq menaxhim i situatës nga ana juaj si prind mundet të lërë fëmijën tuaj të friksuar nga insektet dhe kafshët dhe në jetën e tij adulte.  Sa nga ne njohim miq të cilët bërtasin dhe nuk e kanë të lehtë të përballen me frikën ndaj insekteve ose kafshëve. Ndërsa frika nga insektet ka tendencë të zbehet me moshën, ka dhe shumë të rritur që nuk e kanë kaluar asnjëherë këtë frikë të shfaqur në fëmijërinë e tyre, ata bërtasin dhe kërcejnë sapo shohin një insekt me sytë e tyre. Gjëja më e mirë që mund të bëni për vogëlushin tuaj është të kontrolloni sjelljen tuaj duke treguar se ju jeni OK me insektet dhe nuk keni frikë dhe nëse mundet që në të vërtetë të mos jetë kështu. Qëndroni të qëtë dhe flisni për anët e mira: merimangat krijojnë rrjeta të bukura, bletët bëjnë mjaltë të shijshëm, etj. Është gjithashtu e rëndësishme ti mësoni (me qëtësi)femijës suaj sesi të jenë të sigurte kur përballen me insektet si psh. ju duhet ti mësoni femijës sesi duhet të veproj nëse një bletë po fluturon afër tij/ saj -është mirë ti mësoni që duhet të eci ngadalë dhe të largohet me kujdesë.

Bëjeni me dije femijën tuaj që ju e kuptoni shumë mirë ndjejat e tij/saj. Në vend që të thoni, mos kij frikë është vetem një mizë, është me mirë të përdorni fjali si:  OH, të befasoj miza që po fluturonte!  Mos u frikëso miza nuk të pickon!  Pastaj ofroni një përqafim sigurues.  Përdorimi i fjalëve si “i befasuar” ndihmon fëmijët e vegjël të zhvillojnë një fjalor të pasur me fjalë që shprehin ndjenja, i cili, nga ana tjetër, kontribuon në inteligjencën emocionale.

Mësoni sëbashku me femijën tuaj më shumë rreth insekteve duke lexuar libra dhe duke eksploruar sëbashku në natyrë.

Firka nga kafshet shtëpiake si qëni dhe macja

Nëse vogëlushja ka pasur një eksperience të frikshëme me një qën ose mace, ose ndoshta edhe është kafshuar nga një ose gërvishur nga nga ndonjë nga kafeshet shtëpiake, ju do të duhet të jeni shumë të durueshëm me këtë frikë. Ju madje mund të  kërkoni ndihmën e një profesionisti, piskologu per femijët t’ju ndihmoj sesi të punonin me fëmijën tuaj për ta kapërcyer kete frikë. Thënë kjo, një frikë e përgjithshme ndaj qënve dhe maceve është  e zakonshme në fëmijët e vegjël. Këtu janë disa gjëra për që ju si prind mundet të provoni:

Pranoni frikën. Ju mundet ti drejoheni femijës me shprehje si  “E kuptoj qëntë ndonjëherë mund të duken ose tingëllojnë të frikshëm! Por për sa kohë që nuk i ngacmojme, shumica e qënve nuk do të lëndojnë!”

Lexoni libra rreth qënve/maceve dhe sesa miqësore ata janë me familjet që i kanëdhe sidomos femijët- (ka shumë për të zgjedhur!).  

Ekspozoni fëmijën tuaj, pak nga pak, me një qën.mace të njohur, shumë miqësor dhe të butë. Kjo qasje kërkon kohë dhe durim, por ka qënëshumë  efektive nëlargimin e frikës se femijëve nga kafshet shtëpiake!    Ia disa hapa që ju mundet të ndermerrni:

Identifikoni një qën shumë miqësor, të butë. Ndoshta një fqinj, mik apo anëtar i familjes ka një të tillë.

Tregoni fëmijës tuaj fotografitë e qënit dhe flisni se sa e ëmbël është.

Sillni fëmijën tuaj për të parë qënin nga një distancë. Bëheni këtë derisa të shihni që femija juaj nuk ka frikë të jetë nëpranin e qënit/maces nëdistance.

Provoni ta prezantoni fëmijën tuaj me qënin/macen. Filloni duke e mbajtur fëmijën tuaj ndërsa afroheni me qënin/macen. Ju mund të keni nevojë ta bëni këtë hap disa herë. Përfundimisht, përkëdheleni qënin./macen ndërsa ende po mbani fëmijën tuaj.

Me pas lejoni që femija juaj t’ju drejtoj me sjelljen e tij/saj.  Mundet që femija ta kaloj frikën ose të duhet dhe disa here të perserisni hapat e siper permendura!

Sido që të jetë situatat juaj mos u dekurajoni!  Kujtohuni që këto frikëra janë dicka e përkohëshme dhe do të kalojnë nëse ju kujdesin ti menaxhoni me kujdes dhe shumë dashuri!  Prinderim të mbare!

Referencat:

Ky artikull eshte marr nga BabySparks dhe shqiperuar nga MamiCare Albania.

Scroll to Top