Bebi Lehonia Prindërimi

Kolikat infantile -dhimbje barku të foshnjës

4 Qershor, 2020

Kolika është një gjendje që prek disa foshnja të porsalindura.  Ajo shkakton një të qarë të fortë dhe përpëlitje që nuk shpjegohen me asnjë shkak të mundshëm, foshnja duket se është në gjendje të mirë dhe ushqehet mire.

Rreth 20% e foshnjave shfaqin simptomat e kolikës. Më e shpeshtë duket se është tek djemtë se sa tek vajzat dhe më e shpeshtë në fëmijën e parë të lindur. Kjo gjendje është e zakonshme tek foshnjat e vogla, sidomos ndërmjet orës 18.00 pasdite dhe mesnatës, pikërisht atëherë kur nëna/prindërit mund të ndihet e lodhur nga problemet e ditës. Këto periudha nuk zgjasin shumë.

Kolika zakonisht fillon nga java 2-4 e jetës. Ajo arrin maksimumin e intensitetit rreth moshës 8-12 javësh. Mbas muajit të katërt zakonisht këto qetësohen, megjithëse mund të vazhdojnë për disa muaj më vonë. Ato zakonisht zgjasin 3 orë në ditë për 6 javë, dhe pastaj pakësohen në 1-2 orë në ditë për tre muaj.

Shenjat
Diagnoza e kolikës mund të bëhet duke përjashtuar shkaqe të tjera që foshnja mund të qajë. Të qarit me intensitet të lartë, i zgjatur është shenja kryesore e kolikës. Foshnjat me kolika kanë periudha gjatë ditës, apo natës që qajnë dhe përpëliten pa ndonjë shkak të dukshëm. Këto periudha shpesh ndodhin në të njëjtën kohë gjatë ditës. Të gjitha llojet e mënyrave që përdoren
për ti qetësuar, si mbajtja në krahë, ushqyerja, ndërrimi i pelenave, duket se nuk i ndihmojnë. Përpëlitjet mund të vazhdojnë për disa orë. Foshnjat me kolika kanë shpesh bark të fryrë

(meteorik) sepse duke qarë gëlltisin edhe ajrin. Me gjithë të qarat dhe përpëlitjet, foshnjat me kolika zakonisht ushqehen mirë dhe shtojnë në peshë.  Përkufizimi klasik dhe më i përmendur i kolikës infantile është rregulla e tresheve.

Një foshnjë ka episode kolikash me të qara që nuk qetësohen, që fillojnë rreth javës së tretë të jetës, që zgjasin 3 ose më shumë orë në ditë për të paktën 3 ose më shumë ditë në javë dhe për të paktën një minimum prej 3 javësh.

Nëse një foshnje qan shumë fort (me ankesë), më shpesh gjatë mbrëmjes, duke tërhequr gjunjët e saj deri në bark, ose duke harkuar kurrizin, është një situatë që duhet të vlerësohet për një shkak themelor, duke përfshirë dhimbje barku foshnjore (kolika infantile) (veprim urgjent!).
Modelet normale të qarit—të gjithë foshnjat qajnë më shumë gjatë tre muajve të parë të jetës. Nuk ka përkufizime standard për të qarët e “tepërt”, sepse konsiderohet normale për beben
që të qajë deri në 2 orë gjatë ditës. Foshnjat pa kolika qajnë, megjithëse në përgjithësi më rrallë dhe për një kohë më të shkurtër se foshnjat me kolika.
Por vlerësimi për kolikë mund të përfshijë më shumë se një qarje të shumtë tek foshnja si:


Fillimi– Çdo episod kolike ka një fillim dhe fund të qartë dhe fillimi është i pa lidhur me ngjarjen që ka ndodhur përpara se të fillonte episodi; foshnja mund të ketë qenë e lumtur,
e përkëdhelur, e ushqyer mire, ose edhe në gjumë. Episodi të qarit fillon papritur dhe shpesh ndodh në orët e mbrëmjes.
 E qara ndryshon nga e qara normale – e qara gjatë episode e kolikës është një e qarë më e fortë se e qarja normale (qarje e fortë e mprehtë). Foshnja me kolika mund të duket sikur ka
dhimbje, ose nuk ndjehet rehat. Për të gjitha foshnjat, kolika është një problem kalimtar. Në
rreth 60% të fëmijëve zgjidhet në tre muaj dhe në 4 muaj në 90% të foshnjave.

Rekomandohen disa strategji që mund të ndihmojnë një foshnje të qetësohet nga kolika, bazuar edhe mbi praktika klinike të mira si:

Përkundje të lehta të foshnjës.                         

Të lëvizin me beben në krah.

Dëgjimi i zhurmës së bardhë (p.sh.: fshesa me korrent,tharësja e flokëve, uji që rrjedh, dallgët e detit, kondicioneri, ajri ose ventilatori) për të qetësuar foshnjën në një shpërthim kolike.

Banja e foshnjës.

Ndryshimi ambientit—udhëtimi me makinë, ndryshimi i ambientit ku qëndron.

Mbështjellja e foshnjës me një batanije të butë pa e shtrënguar fort mund të qetësojë. Qëllimi i mbështjelljes është të pakësohet aftësia e foshnjës të lëvizi këmbët e saja përreth. Nuk ka nevojë të mbështillet fort dhe ngushtë – vetëm mbahen krahët e saj afër trupit. Një qasje tjetër është të përdoret një mbulesë në formë qese për ta futur foshnjën.

Ta mbajnë bebin përmbys, anash mbi gjurin ose krahun e tyre dhe ti fërkojnë butësisht kurrizin.

Pëshpëritin/shushuritin në vesh Shshshhhh….. afër veshit të fëmijës.

Referenca

Ministria e Shendetesise & Unicef: `Protokoll I Praktikes klinike,Menaxhimi I problemeve shendetesore tek I porsalinduri` Botim Qershor 2014

Postime te Ngjashme

Common phrases by theidioms.com

error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
Krijuar nga iDev.al