Shfleto sipas Kategorive

Bebi

    Bebi Më të rejat Prindërimi

    Reflukset tek foshnjat

    22 Nëntor, 2020

    A keni menduar ndonjëherë pse kaq shumë foshnje pështyjnë pas ushqyerjes, duke u ndotur rrobat prindërve të tyre gjatë gromësirave? Rezulton se kjo pështymë pa dhimbje është një lloj i zakonshëm  i njohur si refluks gastroezofageal (GER), që ndodh në deri në 65% të foshnjave.

     Pikat kryesore:

    • Refluksi gastroezofageal (GER) është pështymë pa dhimbje që ndodh në 65% të foshnjave.
    • Ky lloj refluksi është i zakonshëm tek foshnjat sepse ata kanë një dietë të lëngshme, bark të vogël dhe kalojnë shumë kohë   shtrirë. Në shumicën e rasteve këto shenja zhduken midis 6-12 muajsh.
    • Nga ana tjetër, sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) është një formë më serioze, me simptoma që përfshijnë:
      • Të vjella  
      • Të vjella me lëng të gjelbër / të verdhë, gjak ose një substancë të ngjashme me    kafenë
        • Refuzimi për të ngrënë
        • Fishkëllima
        • Shtim i pakët në peshë
        • Nervozizmi pas ushqimit

    Flisni me pediatrin tuaj në lidhje me trajtimet e refluksit GERD të tilla si:

    • Përjashtimi i dhëniës së qumështit të lope, në raste alergjie
    • Të ushqyerit e foshnjes në një pozicion vertikal.
    • Prezantimi i lëndëve të ngurta para afatit.
    • Provimi i ilaçeve me recetë.

    Refluksi gastroezofageal (GER) ndodh kur muskuli unazor i poshtëm i ezofagut të një fëmije (LES) është i dobët. LES është krijtuar për të lënë ushqimin të kalojë nga ezofagy në stomal dhe ta mbajë ushqimin aty. Tek foshnjat me refluks, ushqimi spërkat sërisht në ezofag edhe pasi ai gëlltitet. “GER nuk e dëmton një foshnje të shëndetshme“thotë pediatri Dr. Jaime Edelstein, MD i Pediatrisë së Gable. “Ky është një proces i natyrshëm i rritjes.”

    GER përkeqësohet në rastet kur foshjat rrinë për shumë kohë shtrirë, kanë një dietë të lëngshme dhe gjithashtu një bark të vogël. Ndërkohë që ato rriten, ezofagu (LES) i tyre zhvillohet dhe ato fillojnë të hanë ushqim më të trashë. E gjithë kjo ndihmon në zgjidhjen e GER dhe në shumucën e rasteve këto simptoma zhduken midis moshës 6-12 muajsh.

    Një numër më i vogël i foshnjave (rreth 1 në 300) kanë një formë më serioze të refluksit, të njohur si sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD). GERD mund të çojë në probleme si acidi i stomakut që irriton ezofagun, prandaj është e rëndësishme të flisni me pediatrin tuaj nëse fëmija juaj ka ndonjë simptomë të refluksit GERD:

    • Provokimi i të vjellave
    • Të vjella me lëng të gjelbër ose të verdhë, gjak ose një substancë që duket si llum kafeje
    • Refuzimi për të ngrënë
    • Fishkëllima
    • Shtim i pakët në peshë
    • Nervozizmi pas ushqimit, duke përfshirë dhe të qarat

    Trajtimi për refluksit gastroezofageal (GERD)

    Në përgjithësi rekomandohen ndërhyrjet e mëposhtme në rastet kur refluski është i mundimshëm dhe i rëndë. Konsultohuni me pediatrin tuaj nëse këto rekomandime janë të dobishme për fëmijën tuaj.

    Sigurohuni që ky problem nuk është krijuar si pasojë e qumshëtit të lopës. Simptomat e alergjisë nga qumështi i lopës mund të imitojnë simptomat e refluksit GERD. Nëse ju e ushqnei me gji fëmijën tuaj, pediatri mund t’ju rekomandojë që ju ta ndërprisni qumështin e lopës nga dieta juaj për një periudhë 1-2 javore për të parë nëse simptomat do të zhduken. Nëse fëmija juaj pi qumësht formulë lopë, ju mund t’ja ndryshoni atë dhe t’i merrni një lloj tjetër.

    Ngrini një pjesë të krevatit të fëmijës tuaj në mënyrë që ai të flejë në kënd. Të fjeturit rrafsh mund ta përkeqësojë refluskin, prandaj ngritja e kohës së fëmijës mund të ndihmojë.

    Mbajeni fëmijën tuaj në këmbë pas të ushqyerit dhe për 30 minuta pas ushqyerjes. Njësoj si ngritja e kohës gjatë të fjeturit, edhte të mbajturit drejt ose ne këmbë pas ushqimit mund të jetë shumë ndihmuese.

    Provoni të trashni qumështin e gjirit ose formulën me drithëra për fëmijë  (1 lugë çaji drithëra për qumësht). Thjesht duke e bërë më të rëndë dietën e tij të lëngshme, pra duke shtuar ushqime të tilla, mund të zvogëlohet ashpërsinë e refluksit të tij.

    Mund të shtoni ushqime ose lëndë të ngurta para afatit. Në shumicën e rasteve është e përshtatshme të mos filloni me ushqime të ngurta derisa fëmija juaj të jetë gati, por për foshnjat me refluks mund të jetë e dobishme të filloni me ushqime më të trasha para afatit.

    Provoni ilaçe të tilla si ranitidina (Zantac) ose lansoprazoli (Prevacid). Për foshnjat, këto kërkojnë një recetë. Ato janë krijuar për të zvogëluar acidin në stomak dhe duhet të përdoren vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut nëse refluksi i foshnjës suaj është i rëndë.

    Për disa foshnja me GERD, simptomat vazhdojnë në fëmijëri dhe madje edhe në moshën e rritur. Megjithatë, shumica e foshnjave që marrin trajtim, e kalojnë pa efekte të vazhdueshme negative.

    Referencat: Ky artikull eshte marr nga BabySparks dhe pershtatur ne shqip.  Te gjitha te drejtat intelektuale te artikullit I perkasin BabySparks

  • Bebi Prindërimi

    Qelizat Staminale dhe Autizmi

    Autizmi është një paaftësi zhvillimore komplekse, gjatë gjithë jetës, që shfaqet zakonisht gjatë fëmijërisë së hershme dhe mund të ndikojë në aftësitë shoqërore, komunikimin, marrëdhëniet dhe aftësitë e vetë kontrollit të një personi. Autizmi…

    17 Shtator, 2020

Common phrases by theidioms.com

error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
Krijuar nga iDev.al