Shtatëzania

Ekzaminimi që cdo grua duhet të bëjë për problemet hematologjike

1 Tetor, 2020

Është shumë e rëndësishmme që personeli i kujdesit shëndetësor që ofron kujdesin antenatal të kryejë këto ekzaminime për problemet hematologjike për ju gjatë periudhës së shtatzanisë.

Anemia

Gjatë shtatzënisë duhet të bëni kujdes për shfaqjen e anemisë. Ekzaminimi duhet të bëhet në fillim të shtatzënisë dhe në javën e 28-të, kur bëhen edhe analiza të gjakut. Kjo ju jep kohë të mjaftueshme për trajtim, nëse anemia është zbuluar.

Grupi i gjakut dhe antikorpet kundër rruazave të kuqe

Ju duhet të bëni testimin për grupin e gjakut dhe statusin Rhezus D në shtatzëni të hershme.  Duhet të ekzaminoheni për anomali të rruazave të kuqe në fillim të shtatzënisë dhe përsëri në 28 javë, pavarësisht nga rezultati i Rhezus D. Nëse rezultati i analizave të rruazave të kuqe të gjakut nuk është i kënaqshëm, duhen bërë ekzaminime të mëtejshme, si edhe duhet të jepen këshilla për periudhën pas lindjes. Në qoftë se ju rezultoni me Rhezus D negativ, partneri duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar nëse profilaksia anti-D është e nevojshme.

Ekzaminimi për hemoglobinopatitë (drepanocitozën dhe talaseminë)

Për të gjitha gratë që janë të identifikuara si më të rrezikuara nga hemoglobinopatia duhet ofruar informacion, këshillim dhe testim. Ekzaminimi për sëmundje të drepanocitozës dhe talasemisë duhet të ofrohet për të gjitha gratë sa më shpejt të jetë e mundur në shtatzëni (idealisht nga 10 javë). Lloji i ekzaminimit varet nga përhapja dhe mund të kryhet në kujdesin parësor, por kur ky nuk është i mundur të referohet në kujdesin spitalor.

 Kur prania e drepanocitozës është e lartë (prevalenca fetusit mbi 1.5 raste në 10,000 shtatzënitë), pas shqyrtimit në laborator duhet të ofrohet ekzaminim për të gjitha gratë shtatzëna për të identifikuar transportuesit e drepanocitozës dhe/ose talasemi. Kur prania e drepanocitozës është e ulët (prevalenca 1.5 raste fetale në 10,000 shtatzënitë, ose më poshtë), të gjitha gratë shtatzëna duhet tu ofrohet ekzaminim për shfaqjen e hemoglobinopative. Në raste të paraqitjes së anemisë nga një grua shtatzënë duhet bërë elektroforeza e hemoglobinës. Nëse gruaja është identifikuar si një bartëse e një hemoglobinopatie klinikisht të rëndësishme, atëherë babai i fëmijës duhet ti nënshtrohet ekzaminimeve.

Referencat:

Materiali në këtë artikull është përshtatur nga “Udhërrëfyes i praktikës klinike-Kujdesi antenatal në kujdesin shëndetësor parësor” botuar nga Ministria e Shëndetësise dhe Mirëqenies Sociale me mbeshtetjen e UNICEF (2014)

Postime te Ngjashme

Common phrases by theidioms.com

error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
Krijuar nga iDev.al