Depresioni pas lindjes ndodh edhe tek Baballarët?

Ardhja në jetë e një fëmije është një surprizë e bukur për të gjithë anëtarët e familjes, por për disa baballarë, një nga aspektet më të papritura të atësisë së re është  mbingarkesa nga mërzitja, lodhja dhe stresi.

Mjekët shpesh paralajmërojnë prindërit që janë në pritje të ëmbël për depresionin pas lindjes, por ato paralajmërime zakonisht adresohen  tek nënat. Ёshtë e rëndësishme për familjet të kuptojnë se edhe  baballarët gjithashtu mund të përjetojnë depresion pas lindjes – një fenomen i njohur si depresioni atëror pas lindjes. Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit vlerësojnë se deri në 25% të baballarëve të rinj përjetojnë depresion pas ardhjes në jetë të fëmijës.

Shkaqet e depresionit atëror pas lindjes

Ndryshimet hormonale nuk janë thjesht një faktor që shkakton depresionin pas lindjes tek femrat por edhe tek meshkujt. Gjatë tremujorit të fundit të shtatëzanisë së partnereve të tyre, meshkujt fillojnë të kenë një rritje të kortizolit, prolaktinës dhe estrogjenit, dhe në anën tjetër një ulje të testosteronit. Përvec këtyre ka dhe faktorë të tjerë kontibues që cojnë drejt depresionit pas ardhjes në jetë të fëmijës si psh:

• E kanë të vështirë të krijojnë nje lidhje /marrëdhënie me fëmijën e tyre

• Mungesa e mbështetjes sociale

• Nuk flenë mirë

• Kanë vështirësi me pasurinë/financat

• Përjetojne stres në marrëdhëniet e tyre me partneren ose anëtarët e tjerë të familjes

• Kanë një histori stresi/depresioni

Për më tepër, shanset e një babai për të përjetuar depresion rriten me 50% kur partnerja e tij diagnostikohet me depresion pas lindjes, e cila mund të paraqesë një sfidë të jashtëzakonshme për familjet e reja.


Shenjat dhe simptomat e depresionit atëror pas lindjes

Ёshtë e rëndeësishme të theksojmë që edhe pse depresioni pas lindjes përjetohet nga të dy prindërit,nuk shfaqin të njëjtat simptoma dhe nuk e përjetojnë në të njëjtën mënyrë.

Shenjat ose simptomat e depresionit (për meshkujt)

• Izolohen nga miqtë dhe familja

• Rritje e zemërimit me të tjerët

• Ndjenjë të vazhdueshme zhgënjimi dhe nervozizmi

• Rritje e negativitetit dhe cinizmit

• Trishtim dhe dëshpërim i skajshëm

 • Rritja e përdorimit të alkoolit ose drogës

• Sjellja e dhunshme

• Humbja e interesit per familjen, punën ose hobit

• Rritje e impulsivitetit ose sjelljes së rrezikshme

Trajtimi i depresionit atëror pas lindjes

Nga ideja se meshkujt nuk mund të kenë depresion pas lindjes ato i injorojnë shenjat. Por për faktin se babai luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e hershëm të fëmijës, është e detyrueshme të marrin ndihmë sëbashku sepse në këtë mënyrë mund të jenë pranë bebit fizikisht dhe emocionalisht.

Nëse babai e kupton që po kalon depresionin duhet të flasë-komunikojë me një mik të besuar ,me anëtarët e familjes ose një terapist. Të shprehesh për atë cka po kalon është shumë ndihmuese. Një mjek të ndihmon për të marrë veten dhe për tu kujdesur për veten.

Referenca: Ky artikull është marrë nga Baby Spark dhe është përkthyer në shqip.

Scroll to Top