Martesa Më të rejat Prindërimi

Cili është roli i babait gjatë ushqyerjes me gji?

6 Tetor, 2020

Kur në familje vjen një bebe, shpesh baballarët ndihen të emocionuar, të lumtur dhe ndonjëherë pak të padobishëm. Kjo e fundit është veçanërisht e vërtetë përsa i përket ushqyerjes me gji. Por në të vërtetë ka shumë gjëra që një baba mund të bëjë gjatë kohës së ushqyerjes. Të përfshirit në këtë proçes është shumë ndihmues dhe i dobishëm sepse partenerët përjetojnë shumë stres. Gjithashtu të ushqyerit me gji mund të jetë sfidues për nënën dhe foshnjën, kështu që mbështetja nga ana e babait është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Si të përfshiheni në ushqyerjen me gji?

Mbi të gjitha, pozitiviteti dhe mbështetja janë thelbësore. Përveç kësaj, do të paraqesim disa rekomandime nga mjekët dhe specialistët e fushës për baballarët të cilët duan të përfshihen më shumë në këtë proçes.

Mësoni për ushqyerjen me gji

Duhet të pranojmë që është e vështirë të jesh pozitiv dhe mbështetës gjatë proçesit të ushqyerjes me gji nëse ju nuk e njihni në detaje këtë proçes (është më i komplikuar nga sa ju mund të mendoni). Ju mund të lexoni për këtë proçes, të shkoni bashkë me partneren tuaj në klasa të ushqyerjes me gji ose të pyesni mjekun për ato informacione që ju duhet të dini. Kjo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt. Të paturit e një baze solide njohurish për termat e gjidhënies, sfidat e mundshme dhe proçesin në vetevete është një hap shumë i rëndësishëm.

Kuptimi i pengesave të zakonshme gjatë ushqyerjes me gji

Të kuptuarit e pengesave që mund të shfaqen gjatë proçesit mund të ndihmojë që parterja juaj të ndihet më e sigurt. Për shembull, ajo mund të ndjejë shumë dhimbje ose bebi rrezikon të mbytet. Cilado qoftë perngesa që shfaqet, e rëndësishme është që ju duhet të jeni të vetëdijshem dhe të ofroni mbështetje.

Ndihmoni për pozicionimin

Pozicionimi është një faktor kryesor, shumë i rëndësishëm gjatë ushqyerjes me gji. Baballarët mund të ndihmojnë me vendosjen e jastëkut dhe të rregullojnë mbështetjen e kurrizit kur është e rëndësishme. Përveç kësaj nëna mund të mos arrijë të shikojë çdo gjë nga këndvështrimi i saj. Kështu që baballarët mund të bëhen një sy shtese që ato të sigurohen që bebi është vendosur në pozicionin e duhur për tu ushqyer. Mos harroni që përveç kësaj, duhet që edhe mami të jetë në një pozicion komod.

Ofroni ndihmë

Siç mund të imagjinoni, pasi ka filluar me sukses proçesi i gjidhënies, nëna nuk është në gjendjen e saj më të mirë që të ngrihet dhe të marrë një gotë ujë, një jastëk shtesë ose një stol. Vetëm të qënit afër saj, për t’i dhënë çdo gjë që ajo ka nevojë, mund të jetë shumë ndihmuese. Për shembull,sapo qumështi fillon të kullojë, nëna do të ndjejë shumë etje, gjë që është shumë e zakonshme. Sigurohuni që ajo të ketë afër një gotë të madhe me ujë dhe çdo gjë tjetër për të cilën ajo ka nevojë.

Përgatitu për ndërrimin e pelenave

Foshnja juaj duhet të krijojë hapësirë në barkun e saj të vogël për ushqimin e ardhshëm, kështu që ajo do të defekojë….shumë. Kjo është një kohë e shkëlqyer që baballarët të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë.

Mbështete emocionalisht patneren

Së fundmi, mos harroni që përkujdesja mund të jetë e lodhshme për trupin. Ndërsa ushqyerja me gji është një proçes i bukur, ai gjithashtu mund të jetë dhe stresues, i pakëndshëm ose i dhimbshëm. Ndihmoni partnerin tuaj që të ndihet mirë emocionalisht. Sigurohu që dhoma e saj të ketë temperaturën e duhur. Rregullo ndriçimin. Vendos muzikë. Thoni sa më shumë fjalë pozitive dhe inkurajuese. Bëni gjithçka që ju mundeni për të krijuar një mjedis të qetë dhe të këndshëm.

Një sistem mbështetës i fortë dhe i aftë është çelës i rëndësishëm për një ushqyerje me gji të suksesshme. Fakti që baballarët nuk mund ta realizojnë këtë proçes, nuk do të thotë që ata nuk duhet të marrin pjesë në këtë proçes.  

Referencat:

Ky artikull eshte perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga babysparks.com dhe eshte prone intelektuale e Babysparks.com

Postime te Ngjashme

Common phrases by theidioms.com

error: Ju lutem mbeshtesni blogun duke shperndare postimet, jo duke i kopjuar ato!
Krijuar nga iDev.al